Presidenti i Republikës Meta nuk do të shkojë nesër në komisionin hetimor të ngritur për shkarkimin e tij.

Për Vizion Plus, zyra e shtypit e presidentit sqaroi se kryetari i shtetit nuk do të paraqitet në këtë komision pasi nuk njeh asnjë vendim apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të kuvendit njëpartiak në detyrë, duke risjellë në vëmendje qëndrimin e datës 7 maj.

Por pavarësisht qëndrimit të Ilir Metës, komisioni ka vazhduar hetimin duke dëgjuar sot të gjitha deklaratat që presidenti i republikës ka artikuluar  para dhe gjatë fushatës zgjedhore.

Këto qëndrime janë në themel të kërkesës së deputetëve socialistë për shkarkimin e Ilir Metës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";