Ish kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka folur sot lidhur me Komisionin Hetimor të inceneratorëve dhe personat që kanë dëshmuar ditët e fundit.

 

Në një lidhje me skype në studion e lajmeve në Vizion Plus, Patozi theksoi se Komisioni në përgjithësi ka bërë një punë të mirë ndërsa thekson se u treguan fakte që ndriëuan publikun për madhësinë e aferës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Është një çështje serioze e cila ka zgjuar vëmendejn e publikut shqiptar. Kjo është një çështje që shkon në dobi të interesit publik, pavarësisht cilësisë së investigimit të Homisionit hetimor i cili në përgjithësi ka bërë një punë të mirë. Besoj që aty u treguan fakte që ndriëuan publikun për madhësine aferës”, tha Patozi.

 

Përsa i perket dëshmitarëve në këtë Komision, Patozi theksoi se ka pasur një lloj kontrasti mes paraqitjes së disa zyrtarëve dhe vetë kryeministrit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Paraqitja e Ramës ka qenë një përpjekje për të mbushur një lloj grope që u shkaktua mes qeverisë së tij dhe publikut. Mendoj që zoti Rama u mundua që të vinte në vend nderin e qeverisë së tij. Ishte një gabim që iu la shumë kohë e gjatë kryeministrit për tju drejtur me pyetje politike në një fushë ku Rama shquhet për mjeshtërinë e tij”, u shpreh Patozi.