Dy persona janë arrestuar nga policia në Tiranë pasi u përfshinë në një konflikt të armatosur.

Në pranga kanë rënë shtetasit  F. E., 40 vjeç, banues në Vorë, i cili akuzohet për veprat penale “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, dhe “Prishja e qetësisë publike” dhe S. A., 59 vjeç, banues në Durrës, i cili akuzohet për veprat penale “Moskallëzimi  krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Policia ka shpallur në kërkim 4 persona të tjerë, të përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasit P. E., 47 vjeç, E. E., 18 vjeç, O. H., 33 vjeç, dhe A. B., 39 vjeç.

Ngjarja

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shtetasit O. H., dhe A. B., më datë 14.06.2024, rreth orës 23:15, kanë shkuar në ambjentet e një objekti në administrim nga shtetasi F. E., dhe për motive të dobëta, kanë kanosur me fjalë rojën e objektit, shtetasin S. A.

Më pas janë konfliktuar fizikisht me shtetasit P. E., F. E., dhe E. E., e gjatë konfliktit dyshohet se njëri prej tyre ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

Më pas shtetasit e përfshirë, janë munduar të fshehin ngjarjen nga Policia.

Gjatë konfliktit janë dëmtuar 2 mjetet e personave të përfshirë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu çifte, dhe 1 shotgun, (të cilat janë me leje nga organet përkatëse)./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";