Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Elbasan, ku një 34-vjeçar ka tentuar të vrasë fqinjin e tij.
Mësohet se autori ka goditur me levë dhe automjet fqinjin me të cilin kishin konflikte pronësie.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
“Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ditën e djeshme, për shkak të një konflikti për motive pronësie, shtetasi G. M. ka goditur me automjet dhe me levë metalike, fqinjin e tij, shtetasin H. M., 57 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan, i cili lëvizte me biçikletë.”, thuhet në njoftim.
57-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, autori është arrestuar në pikën kufitare të Kapshticës në tentativë për t’u larguar nga vendi. Mbi të rëndon vepra penale “Vrasja”, mbetur në tentativë.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";