
Ka nisur përzgjedhja e 400 maturantëve që do të studiojnë në fakultetin e “Mjekësisë së Përgjithëshme” këtë vit. Në total, 1813 nxënës kanë aplikuar në këtë degë, ndërsa provimi i informatizuar do të përbëjë 30% tw rezultatit pËrfundimtar.
“Mora 80 pikë, kishte më shumë pyetje fizike, shumë i vështirë nuk ishte.”
“Mora 40 pikë, brenda fondit të pyetjeve që kemi bërë ishin.”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Konkursi i digjitalizuar kryhet për herë të parë për aplikantët e “Mjekësisë së Përgjithëshme” në lëndët biologji, kimi dhe fizikë. Shumë prej tyre u shprehën të pakënaqur me raportin e pyetjeve të testimit.
“Ndryshe nga sa na ishte thënë, nuk kishte numër të barabartë pyetjesh nga të tre lëndët, mua përshembull më ranë më shumë nga fizika.”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Thuajsë të gjitha pyetjet ishin nga lënda e fizikës, vetëm tre pyetje kasha nga biologjia.”
Çdo ditë do të vijojë testimi online në grupe deri më datë 23 Gusht, pranë qëndrës së shërbimeve arsimore.
Sipas ligjit për studentët e mjekësisë i cili ende nuk është dekretuar nga presidenti i vendit, mjekët e ardhshëm do të jenë të detyruar të punojnë 5 vite në Shqipëri pas diplomimit.