Është zhvilluar këtë të enjte mbledhja e parë e këshillit të ri të Qarkut Dibër mbledhje në të cilën është bërë edhe konstituimi i këtij këshilli. 17 këshilltarët që e përbëjnë këtë këshill zgjodhën mes tyre edhe drejtuesit e rinj për këtë mandat katër vjeçar. Për Kryetar të Këshillit të Qarkut Dibër, u propozua emri i anëtares së këtij këshilli Alma Selami. Pas zhvillimit të procesit të fshehtë, me 17 vota pro e asnjë kundër, në krye të Këshillit të Qarkut Dibër për mandatin 2023 – 2027 u zgjodh Alma Selami.

 

Pas këtij, procesi mbledhja u drejtua nga kryetarja e sapo zgjedhur Alma Selami e cila vijoi me rendin e ditës, atë të zgjedhjes së zëvendëskryetarit. Emri i vetëm i propozuar për këtë pozicion në këshillin e Qarkut Dibër, ishte anëtari i këshillit të Bashkisë së Klosit, Armand Gjini. Edhe për këtë emër u zhvillua procesi me votë të fshehtë dhe nga 17 anëtarët përbërës të këshillit të Qarkut, Gjini u zgjodh me të gjitha votat zëvendëskryetar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këshilli i Qarkut është një organ i cili përbëhet nga anëtarë nga të katër bashkitë. Kryetarët e bashkive janë automatikisht anëtarë, ndërsa pjesa tjetër zgjidhen nga radhët e këshillave bashkiak.