Finalizohet operacioni policor i koduar “Last Game”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Lezhë.

Në kuadër këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: O. H., 17 vjeç dhe A. M., 18 vjeç, banues në Shënkollë, Lezhë, si dhe u procedua penalisht shtetasi F. P. dhe pronari i lokalit, shtetasi N. B.

 

Shtetasve O. H. dhe F. P., (klientë në lokal), gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, u janë gjetur, në celularët e tyre, faqe për lotari sportive, ndërsa shtetasit A. M.,i është gjetur një përforcues grushti që plotëson kushtet e armës së ftohtë, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Po në vijim të operacionit, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit O. H., në Shënkollë, Lezhë, ku shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prodhimi, mbajtja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”