Autoritetet në Kosovë konfirmuan të premtën se gjatë 24 orëve të fundit, 26 persona kanë humbur jetën nga pasojat e COVID-19.

Po ashtu brenda 24 orëve janë konfirmuar 1 mijë e 448 raste të reja të të prekurve nga virusi.

Kosova po përballet me një situatë të rëndë shëndetësore pas përhapjes së variantit “Delta” të COVID-19. Vetëm brenda periudhës prej 21 gushtit deri më sot kanë humbur jetën 273 veta si pasojë e COVID-19, ndërsa janë shënuar edhe një numër i lartë i infektimeve.

Aktualisht në Kosovë janë më shumë se 26 mijë raste aktive, numër ky që sipas ekspertëve është shumë i lartë dhe pritet të ndikojë në rritjen e atyre që do të kërkojnë trajtim spitalor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Autoritetet shëndetësore thanë të premtën se në spitalet dhe klinikat e Kosovës po trajtohen 1 mijë e 209 pacientë nga COVID-19, prej tyre 1 mijë e 19 me oksigjeno-terapi ndërsa 79 veta janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për të parandaluar gjendjen aktuale me COVID-19, qeveria e Kosovës ka vendosur masa shtrënguese duke kufizuar lirinë e lëvizjes, shtyerjen e procesit mësimor dhe shkurtimin e orarit të punës për kafet dhe restorantet.