Qytetarët e Kosovës nuk do të përfitojnë nga procesi i liberalizimit të vizave së shpejti.

Atyre do t’ju duhet sërish të presin. Burime diplomatike të Bashkimit Evropian kanë treguar, pse çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës nuk do të zgjidhet shpejt. Kjo çështje do të marrë përfundimisht më shumë se gjashtë muaj.

Kjo vonesë nuk ka të bëjë me përmbushjen e kushteve nga ana e qeverisë së Kosovës, por me mosbesimin që është krijuar në gjirin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për shkak të abuzimit me lëvizjen e lirë afatshkurtër në zonën Shengen nga Shqipëria dhe Gjeorgjia.

Burimet diplomatike të Bashkimit Evropian kanë treguar, se Komisioni Evropian ka raportuar në 2009 për përmbushjen e kushteve nga ana e Shqipërisë në grupin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe më pas Gjeorgjinë në grupin e vendeve të partneritetit të Lindjes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por pas liberalizimit të vizave me këto dy vende, disa shtete anëtare janë përballuar me probleme të kërkesave të azilit të pabazuara, persona që kanë qëndruar ilegalisht në territorin e BE-së, si dhe grupe që kanë sjellë probleme të kriminalitetit dhe trafiqeve.

“Kjo e degradoi imazhin e Shqipërisë dhe Gjeorgjisë. U deshën vite që ky imazh të rikuperohej duke negociuar me dy vendet për një bashkëpunim më të fortë për marrëveshjet e riatdhesimit. Disa shtete anëtare frikësohen se do të gjenden përballë tê njëjtës situatë abuzimi me Kosovën” janë shprehur këto burime.

Sipas tyre, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ndodhë në një moment të caktuar, por disa shtete anëtare kërkojnë garanci për evitimin e abuzimit me lirinë e lëvizjes afatshkurtër në zonën Shengen. Sipas këtyre burimeve, nuk bëhet fjalë për një bllokim, por një proces, që nevojitet të plotësohet.(ABC News)

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";