Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të enjten se ka regjistruar një viktimë dhe 23 raste të reja me COVID-19.

Siç njofton IKSHPK-ja viktima ishte një person 63 vjeç nga Ferizaj.

Shifra e raste të reja del pas testimit të 2.460 mostrave. Sipas kësaj shifre, del se 0.93 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Komuna me më së shumti raste të reja është ajo e Prishtinës, përkatësisht në këtë komunë janë regjistruar pesë raste.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në 24 orët e fundit nga sëmundja COVID-19 janë shëruar edhe 230 pacientë.

Që prej 13 marsit 2020, deri më 27 maj, 2021, Kosova ka regjistruar 107.336 raste me COVID-19. Prej tyre, 2.242 raste kanë përfunduar me fatalitet, ndërkaq 102.107 pacientë janë shëruar.

Raste aktive janë 2.987.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";