Sipas tij, në Shqipëri mendohet vetëm për xhepat e kryeministrit dhe ministrave të tij, ndërsa pa publikuar paketën ndihmëse që është miratuar në Kosovë, duke nisur nga subvencionimet, e deri tek mbështetja e pensionistëve apo studentëve .
Kosova është shembulli pse Edi Rama duhet shporrur sa më parë!
Kosova, me buxhet gati dyfish më të ulët se Shqipëria, është shembulli i duhur i drejtimit nga një Qeveri e përgjegjshme dhe patriote që mendon dhe kujdeset për xhepat e qytetarëve.
Në kushtet e kërcënimit nga kriza, Kryeministri Albin Kurti shpalli dje një paketë të re ndihme ekonomike për të mbështetur familjet në nevojë, që përfshin:
150 MILION EURO NDIHMË për 300 mijë familje dhe rreth 600 mijë qytetarë.
SUBVENCIONIM PREJ 50% të rritjes së pagës deri në 100 euro për punëtorët e sektorit privat, për 3 muajt e parë.
Ndërkohë për shqiptarët e Shqipërisë, taksat e të cilëve vidhen papushim me inceneratorë, koncensione dhe rrugë të florinjta, laku i varfërisë po ngushtohet dhe kosto e jetesës po bëhet më e papërballueshme, sepse Qeveria e tyre që mendon dhe kujdeset vetëm për xhepat e Edi Ramës dhe ministrave të tij, ka planifikuar: