Prokurori i Shtetit njofton se është duke përcjellë me vëmendje procesin zgjedhor i cili është duke u mbajtur sot për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në njoftimin për media thuhet se nga ora shtatë e mëngjesit e ditës së sotme, janë të angazhuar  88 prokurorë dhe staf mbështetës, të cilët janë duke përcjellë për së afërmi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë në çdo rast ku ka pengim të procesit të votimit.

“Prokurori i Shtetit, me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile, të bashkëpunojnë dhe raportojnë te Policia dhe Prokuroria të gjitha pretendimet për keqpërdorim të votës”, thuhet në njoftim.

Laura Pula, koordinatore nacionale e zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit ka bërë të ditur ditë më parë se sistemi prokurorial është angazhuar në mbrojtjen e votës së lirë për qytetarët e Kosovës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo shtoi se Prokuroria dhe Policia e Kosovës do të arrestojnë dhe ndalojnë të gjithë votuesit dhe zyrtarët përgjegjës në çfarëdo mënyre tentojnë apo ndikojnë në keqpërdorimin e votës së lirë të sovranit.