Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi të martën se ka konfirmuar një rast me variantin afrikan të koronavirusit.

Ky variant njihet si Beta nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në njoftimin e IKSHPK-së thuhet se “pacienti është i hospitalizuar dhe duke u trajtuar në Klinikën Infektive” në Prishtinë.

“Duke qenë se tashmë rasti është kontaktuar, do të hulumtohen kontaktet për identifikimin eventual të rasteve të reja”, thuhet në njoftim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Varianti Beta, i identifikuar për herë të parë në Afrikën e Jugut, është përhapur tashmë në së paku 20 vende të botës.

Nuk ka prova se ai shkakton sëmundje më të rëndë nga koronavirusi se variantet e tjera, por ka shqetësime se ai mund të përhapet më shpejt.

Deri më 7 qershor, Kosova ka konfirmuar gjithsej 107,507 raste me koronavirus.

Prej tyre, 2,245 pacientë kanë vdekur dhe 104,188 janë shëruar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në fund të muajit mars.