Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e KQZ, për gjobën që i ka vendosur kryebashkiakes së Durrësit Emiriana Sako me vlerë 93 mijë lekë.

Pasi KQZ i vendosi gjobën, Sako e ankimoi këtë vendim. Por këtë të mërkurë, trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, i përbërë nga gjyqtarët: Edlira Petri (relatore); Manjola Xhaxho (anëtare); Esmeralda Xhili (anëtare); Sokol Ibi (anëtar); Alma Kolgjoka (anëtare), theksohet se vendimi është marrë me shumicë votash dhe nuk lejohet ankimin ndaj tij.

Gjoba e vendosur fillimisht nga KQZ dhe e lënë në fuqi nga KAS me shumicë votash, mbështetet tek neni 173, pika 5 e Kodit Zgjedhor: “Pranimi i fondeve private më vlerë më të madhe se 50 mijë lekë përmes formave të tjera, të ndryshme nga kalimi në llogarinë bankare, dënohet me një gjobë të barabartë me shumën e dhuruar dhe në kalimin e fondeve të marra për llogari të KQZ-së”./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";