Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga Shkodra, ku ditën e sotme ndodhet me ekipin qeverisës dhe drejtuesit e pushtetit vendor.

Siç mësoi Vizion Plus më herët, në takimin e sotëm po diskutohet pritshmëritë, objektivat dhe angazhimet e përbashkëta në shërbim të qytetarëve.

Ftesës së kryeministrit Rama, për t’iu bashkuar mbledhjes, i janë përgjigjur pozitivisht edhe 4 kryebashkiakë demokratë.

Të pranishëm në mbledhje janë Hilë Curri i Fushë Arrëzit, Rrok Doda i Pukës, Albert Mlyshi i Mirditës dhe Fisnik Qosja i Kavajës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I pari që ka marrë fjalën në mbledhje, sipas agjendës, ka qenë kreu i qeverisë Edi Rama. Më pas, ministri për Shtetin dhe Pushtetin vendor Arbjan Mazniku, i cili është ulur krah Ramës, foli  për analizat financiare, projektet e BE-së, burimet njerëzore dhe shërbimet që ofrohen nga pushteti vendor./vizionplus.tv