Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Arben Kraja paralajmëroi të tjera goditje të bujshme ndaj zyrtarëve të lartë të korruptuar.

 

Në konferencën, “Forcimi i drejtësisë penale”, Kraja deklaroi se arrestimet e ndodhura në Bashkinë e Lushnjes janë vetëm fillimi i luftës antikorrupsion.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Përparësi e SPAK është lufta kundër krimit të organiuar e korrupsionit e hetimit të rasteve ndaj zyrtarëve të lartë, por duhet të kemi parasysh se ato që ndodhën ditët e fundit 2-3 ngjarje që janë bërë publike, nuk është se është fundi, është fillimi i një produkti që ka kohë që po punojmë e do vijojë me të njëjtin ritëm e përparësi. Lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit, pastrimit të parave janë prioritetet tona, kundër shkelësve e abuzuesve të fondeve publike. Janë prioritet e do kenë produkt në vazhdimësi. Në raport me të ardhmen kemi shumë punë për të bërë , por është vullenti i mirë nga të gjithë prokurorët, kanë kompetencat, trajnimin, mbështetjen dhe pavarësinë e duhur për të vendour bazuar në bindjen që do kenë.”