Ndërpritet për disa minuta energjia elektrike në Kryesinë e Kuvendit, ku po zhvillohen mbledhjet e komisioneve parlamentare.

Si për ironi, në momentin e ndërprejes së dritave,  po prezantohej projektligji për marrjen e 70 mln euro kredi nga OSHEE.

Ministrja Belinda Balluku u përplas me deputetin demokrat, Arbi Agalliu, i cili kapi një foto për të treguar ironinë. Ajo iu drejtua duke i thënë që nuk është etike shkrepja e fotos, duke bërë që mbeldhja të ndërpritet për pak.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Balluku: Nuk është etike që bën foto, ne kemi ardhur për të folur për çështje etike dhe profesionale.
Agalliu: Kush je ti që më tregon etikën?
Balluku: Unë jam ajo që more ti në foto, për çfarë e bërë foton