Afrimi i zgjedhjeve lokale ka intensifikuar përpjekjet për të bashkuar partinë demokratike para betejës për 61 bashkitë e vendit.

 

Edhe pse deri tani duket se një bashkim i plotë nuk mund të arrihet, kryetari i PD Sali Berisha ka konfirmuar se po bisedohet me deputetë të partisë demokratike, me synimin  që e gjithë opozita të ketë një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

SALI BERISHA

KRYETAR I PD

“Janë të hapura të gjitha dyert e komunikimi dhe kjo ftesa ime publike është rasti i fundit se, po qe se duan nëpëmjet mirëkuptimi apo marrëveshje, ne mund të mirëpresim çdo lloj sygjerimi.”

Pjesa më e madhe e deputetëve demokratë kërkon që në zgjedhje të garohet me një kandidat, por testi i parë i bashkimit janë primarët, pasi aty do të kuptohet sa anëtarë të grupit parlamentar mbështesin Sali Berishën. I vetmi politikan që Berisha përjashtoi nga negociatat për bashkim, është Lulzim Basha.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Që të gjithë mund të marrin pjesë vetë, përveç njërit, të jem i sinqertë me ju.”

 

Nga ana tjeter duket se Berisha ia ka dale të mbyllë një marrëveshje me të gjithë aleatët, përveç PDIU.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Në këto primare do të votojnë anëtarësia, por edhe simpatizantët. Unë u kërkova partive aleate, bëni listat që dhe anëtarët tuaj të votojnë njësoj, me barazi të plotë.”

 

Jo vetëm Berisha por edhe aleatet janë përfshirë në bisedime me deputetët demokratë, në mënyrë që opozita të mos dalë me dy kandidatë. Sipas kryetarit të agrarëve Agron Duka, edhe deputetë të PD kërkojnë që kandidatët të përzgjidhen nëpërmjet sondazheve dhe primareve të hapura për të gjithë opozitën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Deri tani duket se kreu i PD Sali Berisha dhe aleatët e tij, kane rënë dakord për të dalë me kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore, megjithatë kjo është një marrëveshje në parim, e mbetet për tu parë si do të vazhdojnë negociatat deri në publikimin e kandidatëve për 61 bashkitë e vendit.