Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë, që me rrëfimin e tij zbardhi shumë krime makabre, ka dalë përpara gjykatës për të dhënë dëshminë lidhur me vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në Elbasan.

 

Ai ishte prezent në gjyqin ndaj Xhuljano Hoxhës dhe Euglen Halilit. Në dëshminë e tij, dumani ka thënë se dy vrasjet janë kryer me porosi të erion alibej.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai ka pranuar se është paguar nga ky i fundit, ndërsa vrasësi i Ramazanit ka qenë Skerdi Tasi.

 

Emiljano Ramazani i njohur si ‘Rramani’ është vrarë me armë zjarri në afërsi të banesës së tij.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ekzekutimi është bërë për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Pak ditë më pas është vrarë me thikë shoku i tij Regis Runaj, trupi i të cilit është gjetur pranë varrezave të qytetit.