Në studion e “Quo Vadis” deputetja e LSI, Erisa Xhixho u shpreh se vendi ndodhet në një situatë shumë kritike përsa i përket shtimit të rasteve të abuzimeve seksuale.

Një ditë më parë,  Xhixho prezantoi nismën ligjore për regjistrimin kombëtar të të dënuarve për krime seksuale. Deputetja e LSI-së theksoi se kjo nismë vjen pas ngjarjeve të ditëve të fundit ku fëmijët kanë rënë pre e abuzimeve seksuale. Sipas saj, regjistri do të jetë një mjet efektiv për të identifikuar vendndodhjen e të dënuarve për krime seksuale dhe monitorimin e aktivitetit të tyre, si dhe punësimin e tyre në institucione.

“Jemi në një situatë shumë kritike të shoqërisë. Marr parasysh edhe raporte të organizatave të shoqrisë civile. Si draft ide ka qenë në 2013. Është bashkëpunim e CRCA që merret me të miturit dhe të drejtat e tyre, një projektligj i konsultuar me mua si një person i cili advokon të drejtat e njeriut, të grave. Nuk është dicka familjare, por është një çështje shoqërore e të gjithëve ne prandaj duhet të jemi bashkë për disa kauza. Unë kam marrë pjesë në protesta të shumta të shoqërisë civile, e cila ka advokuar pasjen e një regjistri të tillë nisur kjo edhe nga eksperienca e Bashkimit Europian”, u shpreh Xhixho.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";