Mungesa e studentëve që preferojnë dhe zgjedhin degën e mësuesisë, ka bërë që Ministria e Arsimit të shikojë forma të reja alternative për të nxjerr mësues të rinj.

 

Të diplomuarve në një fushë të ngjashme dhe të përafërt me mësuesinë, si inxhinieri, ekonomi, arte, gjuhësi apo përkthim, do t’u jepet mundësia ta ushtrojnë këtë profesion. Por ata duhet të marrin leksione të paktën për një semestër në fushën e psikologjisë pedagogjike, që do të mundësohet nga fakultetet e edukimit në institucionet e arsimit të lartë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ekspertët e arsimit e shohin këtë nismë të vonuar, por të duhurën, pasi do t’i japë mundësinë shumë studentëve, që nuk arrijnë të sigurojnë një vend pune në profesionin e tyre.

 

VALBONA NATHANAILI 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

EKSPERTE ARSIMI

 

“Udhëzimi është i vonuar sepse janë me dhjetra që kanë dashur të punojnë në arsim por një udhëzim i ngjashëm i pengonte të punonin. Ata kanë bërë një master shkencor dhe i janë rikthyer dhe njëherë masterit profesional të mësuesisë që është 2 vjet. Që do të thotë kohëzgjatje, shpenzime dhe demotivim për të punuar në arsim”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në shumë shkolla 9-vjeçare dhe të mesme në vend, lëndë si ekonomia, informatika apo teknologjia jepen nga mësues të profileve të tjera, të cilëve iu mungon dhe formimi i nevojshëm.

 

VALBONA NATHANAILI 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

EKSPERTE ARSIMI

 

“Ne na duhen më shumë dhe mund t´i tërheqim vetëm nëse do hartojmë politika që arsimi të bëhet tërheqës për sa më shumë profesione”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga shtatori i vitit 2023 e në vazhdim, studentët që preferojnë të bëhen mësues, duhet të aplikojnë për t’u bërë pjesë e programit psiko-pedagogjik në universitete.