Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me strukturat në qytetin e Lezhës.

 

Nga aty, Meta deklaroi se pagat dhe pensionet nuk rriten sepse rriten PPP-të, duke i quajtur mjeti më gjakpirës ndaj këtij populli që ka instaluar Rilindja.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Pse nuk rriten pagat, pensionet, ndihma ekonomike, pse nuk rriten tërë ato elementë të domosdoshëm që garantojnë një stabilitet social. Sepse rriten PPP-të, mjeti më gjakpirës ndaj këtij populli që ka instaluar Rilindja. Vetë MF në një raport thoshte para disa ditës vetëm 70 kontratat nga këto PPP-të kemi arritur të monitorojmë nga 150”, tha Meta.

 

Ai theksoi se kemi përpara projektbuxhetin aktual që po diskutohet, për të cilin tha se është përgjigjja më e gabuar ndaj krizës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qeveria e rilindjes në vend të rrisë pagat, pensionet. Në vend të rrisë ndihmën ekonomike, shton dhe 1 mld euro pagesa vitin e ardhshëm për 7 koncesione të reja. Vetëm segmenti Lekaj-Fier 43-44 km për të bërë zgjerim, ai është 2 herë 2, dyfishi i rrugës Lezhë-Shkodër, garanton shpejtësinë 90 km në orë, nga 44 km është vetëm zgjerim, shpronësimet janë bërë, 3-4 km gjurmë e re dhe kjo vete 360 mln euro pa TVSH. Ja këtu i çon lekët Rilindja dhe bëhet vetëm me një kompani. Kompani e përzgjedhur nga Edi Rama, jo thjesht për të bërë një rrugë, por është përzgjedhur nga Edi Rama për t’iu marrë lekët shqiptarëve, për t’i përdorur e pastruar më pas dhe te porti i Durrësit dhe projekte si ky.

 

Të gjitha këto normalisht duhet të ishin rritje pensionesh, pagash, rritje e ndihmës ekonomike, mbështetje për bujqësinë, blegtorinë. A është normale që mësuesi në Ulqin ta ketë pagën 9900 euro dhe një mësues këtej Bunës ta ketë 4200 euro në vit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një kilometër rrugë më shtrenjtë se në Serbi dhe në disa raste dhe se në BE. Në kulmin e krizës vendosin taksa dhe për profesionet e lira.

 

Kjo është një papërgjegjshmëri dhe një masë që duhet shtyrë kur të përfundojë krizë. Rilindja i ka shpallur luftë shtresës së mesme që kur ka ardhur”, tha Meta.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";