Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka takuar sot ambasadoren e SHBA, Yuri Kim.

Ajo bën me dije se ndër te tjera, gjatë takimit diskutuan për krizën energjetike dhe mbi rëndësinë e dy projekteve, Hidrocentrali i Skavicës dhe TEC-i i Vlorës.

“Me ambasadoren Yuri Kim diskutuam sot, ndër të tjerash, edhe për krizën energjetike globale, e cila thekson edhe një herë rëndësinë e dy projekteve shumë të rëndësishme dhe ambicioze që kemi në partneritet me Qeverinë Amerikane, Hidrocentrali i Skavicës dhe TEC-i i Vlorës, të cilat janë duke avancuar me ritme të mira. Si gjithmonë e falënderoj ambasadoren Kim për mbështetjen e saj dhe përfshirjen personale në mbarëvajtjen e këtyre projekteve”, shkruan Balluku.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";