Kriza energjetike sipas kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta është më së shumti si shkak i keqmenaxhimit të sistemit nga ana e qeverisë.

 

Në një deklaratë për mediat sot Meta i ka quajtur gënjeshtra deklaratat e kryeministrit Rama se nuk do të preket çmimi i energjisë elektrike për familjarët dhe bizneset e vogla.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Meta tha se tashmë ka filluar mbifaturimi për qytetarët shqiptarë.

 

“Sapo dëgjuam gënjeshtrat që nuk do preken konsumatorët familjarë nga rritja më e fundit arbitrare e çmimit nga ERE nën diktatin e plotë të qeverisë. Ndërkohë që ka nisur denoncimet e mjaft qytetarëve që janë mbi faturuar ose që u është faturar energji ndërkohë që nuk kanë qenë në shtëpi gjatë muajve të fundit.

Kishim paralajmëruar që ata duhet të rrisin shumë vigjilencën që të mos vidhen e mbifaturohen nga punonjësit e papërgjegjshëm të OSHEE. Kjo situatë e pajustifikuar në themel të saj ka dështimet e qeverisë dhe kryeministrit aktual që pas 10 vitesh kërkon të shpëtojë, kriza e keqqeverisjes së tij thellohet në kurriz të qytetarëve të thjeshtë të pambrojtur. Dështimet e qarta dhe të pafundme në këtë sektor, dështimi i premtimit të pambajtur për diversifikimin e energjisë”, tha Meta.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";