Kriza energjitike dhe rritja e çmimi është kthyer në një shqetësim serioz për qytetarët shqiptarë.
Ish zv.ministri i Energjuisë dhe Infrastrukturës Gjergj Bojaxhi ka deklaruar se rritja e çmimit të energjisë nuk ka ardhur vetëm për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, por edhe për shkak të keqmenaxhimit të burimeve energjitike.
I ftuar në “Quo Vadis” me Pranvera Borakajn, Bojaxhi shtoi se tre kompanitë energjitike që operojnë në vendin tonë, janë të treja pronë publike.
“Ne sot jemi në një lloj situateekstremisht të vështrë të situatës energjitike për shkak të luftës Rusi-Ukrainë. Por gjithashtu arsyeja pse ne jemi në këtë situatë dhe në këtë pozicion të kësaj situate vjen edhe si pasojë e keqmenaxhimit të burimeve energjitike që ka Shqipëria, sepse siç e dimë tre kompanitë më të mëdha të sektorit të energjisë elektrike në Shqipëri janë të treja pronë publike, OST, OSHE dhe KESH.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Një arsye që shqiptarët dhe biznesi përballen me kosto të larta është për shkak të keqmenaxhimit, jo vetëm për shkak të luftës Rusi-Ukrainë. Duhen vënë të dyja në peshë.
Nëse do qëndrojmë tek e përgjithshmja, kriza vjen për shkak të luftës së Rusisë me Perëndimin”, tha Bojaxhi.
Ai shtoi më tej se nëse do të ketë një armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës, kjo situatë do reflektohej edhe në çmime.
“Nëse do gjendej një ekulibër i ri, padyshim që do refklektohej në ccmime. Gjatë ditëve të fundit ka një rënie serioze të ccmimit të naftës. Sot OPEK është mbledhur dhe ka vendosur që atë shtim të sasisë së naftës bruto që prodhoi për muajin shtator do e tërheq mbrapsht. Nuk do prodhojë sasi shtesë”, shtoi Bojaxhi.
