Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka vlerësuar lëvzjen e ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Sipas tij, lëvizja e Berishës për të larguar Bashën është e drejtë dhe demokratike. Ai thekson se, çështja e krijimit të besimit për të fituar zgjedhjet e ardhshme është më komplekse se largimi i Bashës.

Kulluri sugjeron që për të dalë nga kriza çdo demokrat duhet të marrë përgjegjësitë që i takon.

Te dashur miq! Levizja e Berishes per te larguar Bashen eshte e drejte dhe demokratike. Pavaresisht voneses politike, ajo cfare eshte e drejte duhet mbeshtetur! Ndaj dhe personalisht e kam konsideruar si levizjen e duhur “foltoren” dhe thirrjen e Kuvendit te jashtezakonshem!
Por, ceshtja e krijimit te besimit per te fituar zgjedhjet e ardhshme eshte me komplekse se largimi i Bashes. Partise Demokratike qe prej 2013 i mungojne rreth 150-170 mije vota pa te cilat nuk mund te kete rotacion, pra fitore perballe 700-730 mije votave te PS! Dhe keto vota te munguara jane pasoje e nje problematike komplekse.
Nese Kuvendi Kombetar qe do mbahet pas disa javesh nuk reflekton arsyet e mungeses se ketij elektorati te munguar prej 8 vitesh, PD do gjendet serish perballe dyshimeve per te krijuar besimin e nje shumice fituese.
Arsyet mund te jene te shumta por ne thelb ato shfaqen ne 3 aspekte: 1) statutore, pra PD duhet te funksionoje si parti serioze politike ne aspektin demokratik; 2) ideologjike, qe PD duhet te jete e qarte per axhenden e saj qeverisese si alternative e djathte superiore ndaj “rilindjes” se Rames; 3) politike, si permbledhje e dy aspekteve te para por e zberthyer ne hapa konkrete te menaxhuar me qartesi dhe vendosmeri!
Nese vazhdojme te qendrojme ne “rrethin vicioz” te ndryshimit pa ndryshim, pra thjeshte ne retorike, ky shans per te dale nga kriza do jete nje shans historik i humbur me pasoja te pakorigjueshme!
Per te dale me sukses nga kjo vorbull cdo demokrat qe nga Berisha e deri te anetari i seksionit me te larget, duhet te marrim pergjegjesite qe na takojne!
Demokracia eshte pjesemarrje!

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";