Vetëm një ditë na ndan nga Dita e Verës, por atmosfera festive nuk ndihet nga qytetarët në Elbasan. Organizimet dhe përgatitjet kanë nisur prej rreth 3 ditësh, megjithatë duket se efektet e rritjes së çmimeve po ndihen edhe në ëmbëlsirën tradicionale të 14 marsit, ballokumen.

 

Siparin e festimeve e ka hapur festivali i këngës popullore qytetare, më pas “Miss Dita e Verës” , koncerti i orkestrës të harqeve , sofra elbasanase, i ndjekur nga hapja e panairit industrial dhe zejtarisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë, e hëna do të nisë me aktivitete të fëmijëve që do të parakalojnë me karnavalet dhe më tej qytetarët do të kenë mundësinë të shijojnë muzikën e grupit të mirënjohur Elita 5.

 

Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledi Llatja, shprehet se këtë vit bashkia e Elbasanit ka sjellë risi në festimin e ditës së verës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në vitet e kaluara tregtimi i ballokumes niste dy javë para festës, ndërsa këtë vit, ka gjithnjë e më pak në rrugë, sheshe e njësi tregtare.

 

Të gjitha lokalet dhe hotelet e qytetit janë prenotuar për 13 dhe 14 mars, ndaj dhe pritet që Dita e Verës në Elbasan të festohet pavarësisht krizës së krijuar nga rritja e çmimeve në vend.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";