Kroacia i ka dhuruar Maqedonisë së Veriut 20 mijë doza të vaksinës AstraZeneca. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se vaksinat do të shpërndahen në qendrat ku po vijon procesi i vaksinimit.

Ky është donacioni i dytë nga Kroacia për Maqedoninë e Veriut, pasi në fillim të korrikut qeveria kroate dhuroi 10,000 vaksina.

“Solidariteti dhe ndihma gjatë pandemisë është një akt që e bën më të suksesshme luftën kundër Covid”, ka thënë ministri i Shëndetësisë së RMV-së Venko Filipçe, duke falënderuar qeverinë kroate.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";