Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me ekipin e gjeneratës për ndryshim me gjimnazistë të Tiranës, iu dha një këshillë të rinjve që të shkëputen pak nga politika.

 

“Kur lexoj libër e lexoj 3 herë një faqe sepse truri është i fokusuar në gjëra të tjera. Shkëputuni pak nga debati i politikës, sepse ndonjëherë politika kur bëhet e shëmtuar u merr të ardhmen peng.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo u ndal edhe te problemet me të cilat ndeshen politikanët.

 

“Ekipi i gjeneratës për ndryshim do të jetë udhërrëfyes për të rinjtë, Sfida që kanë sot maturantët. Në politikën shqiptare jemi mësuar që politikanët t’ia vendosim fajin të tjerëve. Por në shumicën e rasteve ia vendosin dhe fajin popullit. Atë që thanë të rinjtë këtu, për një kohë të gjatë problemet e maturantëve janë të njëjta. Faji nuk është i popullit, por i yni. Ne duke i diskutuar një herë dhe dy herë mediatikisht, mendojmë se e kemi zgjidhur problemin. Apo duke mbështetur një protestë. Duke dhënë dorëheqje një ministër, mendojmë se e kemi zgjidhur problemin. Por problemet e qytetarëve nuk zgjidhen politikisht, por përmes mundësive se si të ecë procesi. Djegia e mandateve që u larguam nga parlamenti bëri që ne si dhamë zgjidhje problemeve me maturantët, me studentët. Largimi i Floidës, apo Kejdit, bëri që mos të kishte zgjidhje të problemeve të maturës. Sot jemi jashtë këndvështrimit të diskutimit në Kuvend, për numrin e paktë të mandateve apo kapjen e jetës politike.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";