Monika Kryemadhi shfrytëzoi një takim me banorë të njësisë 9 për të akuzuar kryeministrin Rama se ka shkatërruar administratën publike dhe se po zhvlerëson në maksimum figurën e profesionisteve, mjeket, ekonomistet dhe juristët.

Ajo shtoi se mjeket dhe infermieret po mësojnë gjermanisht sepse duan të ikin nga vendi.

 

Rama e ka shkatërruar administratën publike, ka rrënuar imazhin dhe profesionin jo vetëm të ekonomistit, juristit, por edhe të mjekut, infermierit. Sepse nuk do të ndodhte kjo që ka ndodhur, që në 2-3 vjet kanë ikur mjekë dhe infermierë pafund  dhe nëse do të vazhdojmë me këto ritme pas 2 vjetësh në spitalet tona nuk do të ketë më infermierë. Studentët e mjekësisë dhe të infermierisë mësojnë gjermanishten, por ndërkohë vetëm ne sa shumë djem dhe vajza kemi që janë me kontrata pune në Gjermani.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Drejtuesja e LSI tha se papunësia, problemet në shendetesi e arsim, etj nuk janë vetëm shqetësime të njerezve të LSI por të gjithë qytetareve.

 

Kryemadhi tha se LSI duke qënë parti e të rinjve dhe të rejave nuk mendon për mbushjen e xhepave por për ndryshimin e vendit dhe dhënien fund të tranzicionit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

Problemi është që ne flasim për njerëzit e LSI-së, por njerëzit e LSI-së janë aktiv gjithë kohës. Ajo që ne duhet të jemi në kontakt, nuk janë vetëm njerëzit e LSI-së. Është që duhet të shkojmë te çdo qytetar sepse çështja e papunësisë, e shëndetësisë, e arsimit, është e të gjithëve dhe ata që janë më të zhgënjyerit nga të gjithë janë socialistët me thënë të drejtën. Sepse ata kanë qenë njerëz që pushteti, vota dhe mundësitë e tyre u shpërdoruan nga Rilindja dhe në fakt ne duhet të jemi shumë mikpritës ndaj atyre, jo thjesht për t’u marrë votën, por duhet të jemi bashkëpunues për të krijuar një platformë qeverisjeje të mirë, jo thjesht individuale, por që t’i shërbejë qytetarëve drejtpërdrejtë. LSI-ja duke qenë partia e të rinjve dhe të rejave, në fakt nuk është një parti që mendon të mbushë xhepat e njërit apo tjetrit. LSI-ja duke qenë partia e të rinjve dhe të rejave, është një parti që kërkon ndryshimin e sistemit, mbylljen e tranzicionit dhe krijimin e hapësirave të reja.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";