Partia e Lirisë ka mbledhur Komitetin Drejtues Kombëtar pasditen e sotme. Deputetja e partisë, Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë gjatë fjalës së saj.

Ajo deklaroi se nuk i frikësohet burgut dhe SPAK-ut.

Kryemadhi: Shumë prej jush i është thënë që mos rrini me Kryemadhin se do hyjë në burg. Po e them këtu! Nuk më rruhet fare as për burgun dhe as për SPAK-un.

Që në nisje të fjalës, Kryemadhi foli me tone të ashpra dhe iu përgjigj akuzave të Ilir Metës për nepotizëm brenda Partisë së Lirisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas saj më shumë se nepotizmi, ajo që po shkatërron PL-në është servilizmi, duke sulmuar njerëzit afër Ilir Metës./vizionplus.tv