Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka deklaruar se Erion Veliaj është i papëlqyer në Tiranë, edhe brenda militantëve socialist.

 

Gjatë një interviste për emisionin Quo Vadis me Pranvera Borakajn, Kryemadhi kujtoi vendoret e 2019-tës, ku tha se kanë dalë 30 mijë fletë të pavlefshme, edhe pse PS kishte komisionerët e vetë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo shtoi se rreth 40% e socialistëve nuk e duan Veliajn, teksa shton se ky i fundit nuk krahasohet me Ramën kur ka qenë në krye të Bashkisë.

 

Kjo tregon frikë të Edi Ramës. Raporti i Edi Ramës në krahasim me Veliajn në Tiranë është shumë i lartë. Socialistët nuk e mbështesin Erion Veliajn. Nëse shkojnë socialistët për të votuar nuk do e votojnë Erion Veliajn. Unë mund të kujtoj zgjedhjet monopartiake të 2019-tës, që kishte 30 mijë fletë votimi të pavlefshme nga ato që numëruan vetë. Mendoni po të kishin pasur komisionerët e numëruesit tanë, që mund të kishte 80 mijë fletë votimi kundër. Pra 40% e votimit të socialistëve kanë qenë kundër Veliajt.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo është frika. Nga 2019 deri në 2023 nuk kemi reagim pozitiv e jeta e shqiptarëve në Tiranë ka ndryshuar, se kanë ujë 24 orë, kopshte apo shkolla. U duhen më shumë kohë të shkojnë në punë, u duhen më shumë kosto për shkollat e kopshtet.