Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është takuar ditën e sotme me drejtuesen e Përkohshme të Institutit Republikan Amerikan në Shqipëri, Marta Onorato.

 

Kryemadhi theksoi se e vlerëson për mbështetjen që IRI i jep partive politike në Shqipëri.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ishte kënaqësi të takohesha sot me Drejtuesen e Përkohshme të Institutit Republikan Amerikan në Shqipëri Znj. Marta Onorato. Duke e vlerësuar për gjithë mbështjen që IRI i jep partive politike në Shqipëri, ngritëm sëbashku një platformë bashkëpunimi mes LSI dhe Institutit Republikan, që do t’i shërbejë përparimit të misionit tonë, në rritjen dhe fuqizimin e kapaciteteve të rinisë dhe grave në politikëbërje, si dhe në përgatitjen e alternativave drejt një politike konstruktive, që i shërben qytetarëve dhe integrimit evropian të Shqipërisë”, shkruan Kryemadhi.