Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka shprehur mirënjohje ndaj Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) për mbështetjen e gjeneratës së re.

 

Kryemadhi shkruan se Shqipëria është me fat që ka këtë rini kaq të talentuar. Ajo i bën thirrje të rinjve të mos rreshtin së treguari vlerat dhe të sfidojnë partitë politike.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Mirënjohëse Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) për mbështetjen e gjeneratës së re, në projektin e dedikuar për ngritjen e kapaciteteve dhe përgatitjen e tyre në hartimin e politikave, duke i ofruar modelet më të mira të demokracisë amerikane.
Të jem mes të rinjve është motivi dhe energjia ime e përditshme.

 

Shqipëria është me fat që ka këtë rini kaq të talentuar, ndaj mos rreshtni së treguar vlerat tuaja, të sfidoni partitë politike dhe asnjëherë të mos pranoni të përdoreni nga politika. Rinia është e ardhmja dhe unë kam besim se sa me e fortë dhe e bashkuar të jetë rinia Shqiptare, aq më të fortë do të jemi si shtet, në zgjidhjen e të papriturave që kemi përpara.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Urime të gjithë të rinjve që janë pjesë e këtij trajnimi dhe thirrja ime shkon për çdo të ri shqiptar; vijoni angazhimin tuaj, me pasionin dhe ëndrrat tuaja, e të ndërtoni një alternativë dhe klasë të re politike, që më së shumti ka nevojë aspirata evropiane e shoqërisë shqiptare”, shkruan Kryemadhi.