Kryeministri Kyriakos Mitsotakis këtë të martë ka marrë dorën e tretë të vaksinës anti Covid. Mitsotakis u bëri thirrje qytetarëve grekë të bëjnë dozën përforcuese.

“Le të dëgjojmë deri në fund shkencëtarët. Le të shohim të dhënat e vërteta. Le të nxitojmë të gjithë dhe të vaksinohemi në mënyrë që të rrisim më tej normat e vaksinimit në vendin tonë në tërësi. Sapo kam përfunduar dozën e tretë të vaksinës Covid-19, duke ndjekur udhëzimet e ekspertëve”, ka thënë ai.

Pas vaksinimit, Kryeministri pati një bisedë të shkurtër me Zëvendës Ministrin e Krizës Klimatike dhe Mbrojtjen Civile Evangelos Tournas dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile Vassilis Papageorgiou, për përgatitjen në funksion të fenomeneve intensive të motit që priten në ditët në vijim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";