Policia Rrugore e Elbasanit, ka gjobitur tre persona, të cilët kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Sipas njoftimit të bluve, është vendosur masa administrative 10 000 lekë, bazuar në pikën 10 të nenit 146 të Kodit Rrugor, për secilin nga  3 drejtuesit e  automjeteve, që kryen parakalime të gabuara, në kushtet e fushëpamjes së kufizuar, në akset rrugore “Librazhd-Perrenjas”, “Librazhd-Elbasan” dhe “Papër-Elbasan”.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke i garantuar ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";