Policia e Vlorës ka proceduar penalisht dhe ka gjobitur një 22-vjeçar, i cili u kap duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë në zonën e njohur si “Kapelja”.
Shtetasi D. Xh., banues në Vlorë, xhironte në mënyrë të përsëritur gomat e automjetit të tij tip BMW, duke rrezikuar qytetarët dhe automjetet e tjera në qarkullim. Gjatë ndërhyrjes së policisë, i riu nuk i’u bind urdhrit për të ndaluar.
Ndaj tij janë ngritur akuzat për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Prishje të qetësisë publike”.
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor i vendosën gjithashtu një gjobë prej 5200 lekësh, i hoqën lejen e drejtimit, si dhe i sekuestruan automjetin./vizionplus.tv
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
