Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Edvin Kulluri parashikon që PS do të fitojë zgjedhjet në të gjashta bashkitë.

 

I ftuar këtë të hënë në emisionin “Quo Vadis”, ai vlerëson se pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit do të jetë e ulët.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“6 marsi do të prodhojë një fitore për PS në të 6 bashkitë. Parashikoj që pjesëmarrja në të 6 bashkitë do të jetë e ulët. Këtë çmim më shumë do ta vuajë opozita. Shkak është bërë përplasja e panatyrshme, shumë e vonuar. Nuk ka shumë vend për optimizëm edhe për Shkodrën. Kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ do të votohet më shumë sesa kandidati i PD zyrtare, por nuk e di a do të jetë e mjaftueshme për të fituar bashkinë. Numri i votave të PS me PSD shkon diku në 23 mijë.”