Pas gjashtë vitesh në arrati, Policia ka arritur të vendosë në pranga një 51-vjeçar nga Mati.

 

Ai u dënua me tetë vjet burg për kultivim të lëndëve narkotike.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas arrestimit, shtetasi Shpëtim Lika pritet të vuajë dënimin e dhënë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

Njoftimi i Policisë:

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 8 vjet burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Në vitin 2016, në fshatin Rremull, u gjetën 4020 bimë kanabisi të kultivuara nga ky shtetas dhe 3 tonë lëndë narkotike kanabis në proces tharjeje.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat ndaluan shtetasin Shpëtim Lika, 51 vjeç, banues në Rukaj, Mat.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky shtetas është shpallur në kërkim në shtator të vitit 2016, në kuadër të një operacioni policor të zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

 

Gjatë operacionit, në fshatin Rremull, njësia administrative Rukaj, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara në katër parcela, 4020 bimë cannabis sativa, ndërsa në afërsi të banesës së shtetasit Shpëtim Lika, në një përrua, u konstatua një hangar i ndërtuar me shtylla druri brenda të cilit kishte të varura, për t’u tharë, një sasi degësh të bimës cannabis sativa. Gjithashtu, 100 metra më lart, tek një banesë e pabanuar që administrohej nga shtetasi Shpëtim Lika u gjet një sasi tjetër degësh të bimës narkotike kanabis që ishin vendosur për t’u tharë, me peshë totale 3052 kg.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga hetimet ka rezultuar se autori i kultivimit dhe i prodhimit të lëndës narkotike kanabis, të gjetur dhe të sekuestruar gjatë operacionit, është shtetasi Shpëtim Lika.

 

Këtë shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";