Pas kundërshtive të shprehura për hartën e re të sistemit gjyqësor, kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami ishte në Korçë ku zhvilloi një takim me dhomën e avokatisë të këtij qyteti.

Pavarësisht diskutimeve, juristët përsëritën edhe njehërë qendrimin e tyre se drafti i propozuar për shkrirjen e gjykatave të apelit dhe shkallës së parë nuk i shërben qytetarit pasi rrit kostot dhe rrezikon të fusë në kolaps sistemin e drejtësisë.

 

Po për kryetaren e KLGJ, drafti përfundimtar ende nuk është miratuar dhe po shqyrtohen të gjitha propozimet. Sa i takon rritjes së shpenzimeve, Llagami përsëriti edhe njëherë qëndrimin se kostot do të ulen dhe sistemi drejtësisë do të jetë më efikas.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Këto takime janë pjesë e konsultimit. Ne pa përfunduar këto takime nuk mund ta përfundojmë procesin e miratimit të hartës së re gjyqësore. Është një proces që impakton shumë gjykata. Këshilli është i ndjeshëm ndaj deklaratave të bërë në këto takime nga grupet e interesit. Kundërshtimet që na janë parashtruar. Sot u vura në dijeni që dhoma e avokatisë ka shkuar në një propozim konkret për KLGJ dhe ministrinë e Drejtësisë. Unë e mirëpres këtë propozim. Ne mund ta shohim produktin në një këndvështrim tjetër. Ne mund të rishohim propozimet”, deklaroi ajo.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dhomat e avokatisë së Korçës dhe Pogradecit kanë 270 avokatë të regjistruar. Ndërkohë harta e re gjyqësore sipas draftit të propozuar nga KLGJ dhe Ministria e Drejtësisë parashikon 12 gjykata të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, dhe vetëm 1 gjykatë apeli për juridiksionin e përgjithshëm dhe 1 për atë administrativ.

 

Sa i përket gjykatave të shkallës së parë administrative parashikohet të jenë 2, në Lushnjë dhe në Tiranë nga 6 që ishin gjithsej.Qëndrim kundër deri më tani ka shprehrur edhe dhomat e tjera të avokatisë në vend.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";