Këshilli i Emërimeve në Drejtësi njoftoi sot se Zhaklina Peto është tërhequr nga gara, duke krijuar mundësinë që edhe gjyqtari i shtatw të zgjidhet brenda këtij viti.

 

Për këtë vend bosh që zgjidhet nga Presidenti i Republikës ka mbetur në gare vetëm Sonila Bejtja dhe Kwshillit i mjafton një mbledhje për t’i dërguar kandidaten Kryetarit të Shtetit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 23.12.2020, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, duke iu përmbajtur rendit të ditës: 1. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatin për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019: – Zhaklina Peto. 2. Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatit të mësipërm. Në mbledhjen e sotme merrnin pjesë anëtarët e KED, Avokati i Popullit si edhe përfaqësuesi i Presidentit të Republikës. Mbledhja nisi me miratimin e rendit të ditës si dhe miratimin e procesverbalit të përmbledhur të mbledhjes së datës 21.12.2020. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi vijoi me shqyrtimin e gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatin për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019 vendosi: ·Përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes, së kandidaturës së Zj. Zhaklina Peto, për shkak të tërheqjes nga kandidimi, për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. Vendimi i plotë dhe i zbardhur, do të publikohet i arsyetuar në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi”, thuhet njw njoftimin e KED.