Gjykata Kushtetuese ka thërritur Erion Veliajn për të marrë pjesë në seancën e 31 tetorit.

Në njoftim, Kushtetuesja shprehet se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është njoftuar lidhur me orën dhe datën e seancës dhe se Veliaj si palë kërkuese është ftuar të marrë pjesë fizikisht.

Gjykata bën me dije se lidhur me çështjen është njoftuar dhe Prokuria e Posaçme ndërsa kërkon marrjen e masave për shoqërimin e Veliajt në rast se do të shprehë vullnetin për t’u bërë pjesë e seancës publike.

Në 31 tetor, togat e zeza do të shqyrtojnë kërkesën e Veliajt për kundërshtimin e shkarkimit nga Këshilli i Ministrave si kryebashkiak i Tiranës, kërkesë kjo që çoi dhe në pezullimin e zgjedhjeve në kryeqytet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë, dy zyrat ndërkombëtare të avokatisë, që përfaqësojnë Erion Veliajn, kanë publikuar raportin e dytë të përditësuar  mbi çështjen ndaj tij nga SPAK, ku theksohet se po mbahet në burg për të penguar ushtrimin e detyrës./vizionplus.tv