Ndërsa pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin ose jo të Presidenti, këshilltari ligjor i Ilir Metës, Bledar Dervishaj doli në një deklaratë urgjente për mediat, për të zbardhur atë çfarë kishte ndodhur në seancë.

 

Sipas Dervishajt, Kuvendi, të cilin e quan njëpartiak, “ka manipuluar dhe falsifikuar provat”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në seancën e orës 10 i kërkuam Gjykates Kushtetuese kemi kundërshtuar vërtetësinë e një prove të depozituar nga Kuvendi në datën 4 shkurt 2022, i cili i përcjell GJK, sipas Kuvendit disa prova shtesë ku përfshihet dhe urdhri 5.5 2021 i kryetarit të Kuvendit.

Rendi i ditës ka përplasje me urdhrin e kryetarit të Kuvendit që ka të bëjë me mbledhjen e seancës në 7.5 2021, ditën qe Kuvendi do miratonte ngritjen e komisionit hetimor dhe raportin e komisonit të Ligjeve.

Gjatë shqyrtimit të këtyre provave na rezultoi se me përmbajtjen e praktiës së dërguar nga Kuvendi dhe praktikën e publikuar online nga vetë Kuvendi na rezulton ndërhyrje apo manipulim prove të depozituar nga Kuvendi, Gjykatës ia parashtruam në mënyrë të detajuar.

Urdhri që Kuvendi i depozitoi si provë GJK mban datën 5.5.2021, për mbledhjen e Kuvendit në seancë, ndërkohë që sipas urdhrit të publikuar në faqen e Kuvendit, mban datën 6.5 e jo 5.5.2021. Kjo është ndërhyrja e parë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo ndërhyrje bëhet për të rrëzuar pretendimin e Presidentit për shkekjet që kishim konstatuar për caktimin seancës plenare. Ndërhyje ka dhe te pika 20 e këtij urdhri”, tha Dervishaj.