Sot në orën 10:00 Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare, ku në rendin e ditës janë parashikuar diskutimet e një sërë projektligjesh, mes tyre edhe për investimet strategjike, që është kundërshtuar ashpër nga opozita.

Por ashtu siç ka ndodhur edhe në seancat e kaluara, edhe sot pritet që punimet të mbyllen brenda pak minutash.

Dje në mbledhjen e grupit parlamentar të Rithemelimit, u diskutua mbi skenarin që do të ndiqet sot në seancën plenare. Mësohet se do të vijojë po i njëjti skenar, ai i bllokimit të punimeve të seancës, ndërsa tre deputetë u përjashtuan dje.

Bëhet fjalë për Flamur Nokën, i cili u përjashtua me 30 ditë nga punimet e Kuvendit, Bledjon Nallbati me 20 ditë dhe Saimir Korreshi me 5 ditë./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";