Kadastra e Lushnjës nuk do të ketë më një zyre arkive fizike pasi gjitha dokumentet janë të digjitalizuara e mund të merren me vetëm një klikim nga portali online e-Albania.

 

Drejtori i Kadastrës, Artan Lame u shpreh se digjitalizimi në Lushnje ka përfunduar totalisht pasi janë skanuar 1,5 milionë dokumente të skanuara në 122 Zona Kadastrale.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

“Me krijimin e Qendrës së Kadastrës Digjitale, procesi i digjitalizimit përfundoi për Bashkinë Lushnje. Ky proces nënkupton skanimin e të gjithë referencave të të gjithë pronave në këtë qytet, administrimin e tyre në server digjital me qëllim ruajtjen dhe transparencën e informacionit. U bë në të njëjtën kohë skanimi i Kartelave fizike në volumet Kadastrale, ku këto kartela dhe dokumentacioni teknikoligjor i skanuar ju nënshtruan proçesit të Digjitalizimit.Kartelat e digjitalizuara janë importuar ne sistemin multifunksional, në të cilën pasqyrohet, jo vetëm veprimi i fundit aktiv i pronës por i gjithë historiku i saj. Volumi i punës që nënkupton ky proces është vërtet impresionant. Mjafton të themi që vetëm për Lushnjen u përpunuan:122 Zona Kadastrale; 710 Volume; 92.000 referenca pasurish; 163.000 kartela pasurie të digjitalizuara; 1,5 milion dokumenta të skanuara”, deklaroi Lame.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Lamë shtoi se deri më tani janë skanuar 5.5 milione dokumente ë rang vendi, ose rreth 50% e totalit.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dixhitalizimi i arkivit sipas tij, rrit saktësinë e informacionit të marrë, sigurinë e pronës shpejtësinë dhe saktësinë e dhënies së shërbimit.