Labirinti i Migracionit, instalacioni i veçantë i ndërtuar nga GIZ Albania do të qendrojë nga data 25 deri më 31 Tetor 2022 në Sheshin Skënderbej.

Ky instalacion është konceptuar në formën e një Muzeu Social që simbolizon migracionin e jetës së një emigranti.

 

Në të gjitha panelet e instalacionit janë vendosur informacione të ndryshme të cilat i shërbejnë personave të kthyer nga emigracioni për t’u ri-integruar më lehtë pas kthimit në Shqipëri. Gjithashtu instalacioni përmban informacione edhe për personat e interesuar për mundësitë që ofrohen në Gjermani për të kryer studimet apo për punësim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për më tepër, çdo ditë në këtë pjesë të Sheshit Skënderbej do të ndërthuren seanca informative, trajnime dhe performanca artistike të krijuara enkas për qytetarët e Tiranës dhe jo vetëm.

Sesionet informuese do të fokusohen kryesisht tek shërbimet që mund të përfitojnë qytetarët e Tiranës të kthyer nga emigracioni, por jo vetëm, si dhe informacione të vlefshme për të rinjtë që duan të vazhdojnë shkollimin e tyre jashtë Shqipërisë. Një seksion i veçantë do t’i kushtohet rolit që Diaspora mund të ketë në zhvillimin e mëtejshëm të qytetit duke sjellë në Tiranë eksperiencën e përftuar në Gjermani.

Ky instalacion vjen në kuadër të titullit “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” dhe është i ndërttuar nga GIZ Albania me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar dhe Bashkia Tiranë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";