Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehet i vendosur për të çuar deri në fund planin e rindërtimit në zonën e “5 majit” dhe të Kombinatit.

 

Gjatë vizitës në një shtëpi të rindërtuar në zonën e Petrelës me rastin e Fitër Bajramit, Veliaj theksoi se askush nuk mund ta ndalë dot zhvillimin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Te “5 Maji” do jetë e gjithë lagje e re, në Kombinat po ashtu. Në Kombinat sa mbaruan shpronësimet, tani kemi filluar me pastrimin e terrenit. Por, progresi nuk ndalet dot. Unazën nuk e ndalon dot. Hidhu përpjetë, përdor çfarëdolloj logo partish, Astiri do bëhet, Shqiponja do bëhet. Trafiku është liruar”, nënvizoi Veliaj.

 

Kreu i Bashkisë kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për të ecur përpara me projektet dhe të mos lejojnë partitë që të bllokojnë punën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Pse duhet t’i lëmë fëmijëve një ndërtese që është dëmtuar mbi 70%, që nuk i mbajnë kolonat? Pse mos t’i leme në një pallat të Boerit ose Casamontit, pse do i lësh në një pallat të ndërtuar me punë vullnetare?! Problemi është se futet partia në mes. Ne ishim një parti te 5 Maji, një parti tjetër në Kombinat dhe u thosha atyre eksponentëve: Po mirë, këta punët e tyre i kanë rregulluar si njëra parti, si partia tjetër. Vërtet mund të jenë 2 parti në opozitë, por i kanë rregulluar punët e tyre. Ata janë në Lalz, ti je këtu duke penguar bashkinë të bëjë pallate. Ku është logjika? Me shpresë që festa si e sotmja i hapin sytë njerëzve për të kuptuar se familja, Zoti, janë të pazëvendësueshëm, ndersa partitë shkojnë e vijnë”, theksoi Veliaj.