Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po shqyrton këtë të mërkurë vakancat e krijuara në Kuvendin e Shqipërisë pas dorëzimit të mandateve të deputetëve që do të kandidojnë në zgjedhjet e 14 majit. Ilir Beqaj në bazë të listave zgjedhore duhej të zëvendësonte Benet Becin, i cili do të kandidojë për Bashkinë Shkodër. Beqaj nuk ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit brenda afatit, ndaj për këtë arsye KQZ ka shpallur moszgjedhshmërinë e tij.

 

Në radhë është Frrok Gjini, të cilit iu bë thirrja dhe nga KQZ për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm në mënyrë që të ulet në “karrigen e Benet Becit” në Kuvendin e Shqipërisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";