Fehmi Kupina i Lidhjes Demokratike të Kosovës është kryetari i ri i Kuvendit Komunal të Prishtinës. Kupina u zgjodh në raundin e tretë të votimit, pasi në dy raundet e para nuk arriti që të marrë shumicën e nevojshme të votave. Pro tij votuan 25 këshilltarë nga 42 që ishin në sallë.

Në dy votimet e para, Kupina nuk arriti të marrë mbështetjen e duhur, ndërsa përfaqësuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të Ramush Haradinajt dhe Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit braktisën seancën, pasi nuk u pajtuan me propozimin e LDK-së.

Pavarësisht kësaj, Lidhja Demokratike e Kosovës duket se është pranë një marrëveshje bashkëpunimi në Prishtinë me Partinë Demokratike.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, bëri të ditur se i ka ftuar të gjitha partitë për të bashkëqeverisur në Prishtinë, ndërsa sa i përket bashkëpunimit me PDK-në nënvizoi se bisedimet janë në proces.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kuvendi Komunal kishte afat deri më 6 Janar për të zgjedhur kryetarin e ri, pasi në të kundër Prishtina rrezikonte të shkonte në zgjedhje të parakohshme për asamblenë.