Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur fitoren në Prishtinë. Teksa numërimi është drejt fundit, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se Përparim Rama është kryetar i ri i Prishtinës.

Në një konferencë për media, Abdixhiku ia ka uruar fitoren Ramës.  “Do të kujdestarojmë në Prishtinë me plotë kujdes. Përparimi me ekipën e tij, do të shërbej si një kryetar për të gjithë”, tha Abdixhiku.

Deri tani në kryeqytet janë numëruar 94 për qind të votave dhe po vazhdon të prijë kandidati i LDK-së, Përparim Rama, me 50.84 për qind të votave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";